Anëtari më i ri i bordit dhe njëherit aksionari më i madh në Twitter, Elon Musk, ka pyetur përmes një cicërime nëse ky rrjet social po vdes – duke i kritikuar ashpër përdoruesit si Justin Bieber që janë shumë të ndjekur, por që rrallë herë postojnë.
“Shumica e këtyre “top” profileve rrallë herë postojnë dhe shumë pak kanë përmbajtje”, ka shkruar shefi i Tesla që postoi 10 profilet që kanë më së shumti ndjekës – ku në këtë top 10- ai gjendet në vendin e 8 me 81 milionë ndjekës, transmeton Telegrafi.
“A po vdes Twitter”, pyeti miliarderi amerikan.
Most of these “top” accounts tweet rarely and post very little content.
Is Twitter dying? https://t.co/lj9rRXfDHE
— Elon Musk (@elonmusk) April 9, 2022
E ish-presidenti amerikan Barack Obama shfaqet në krye të kësaj liste me 131 milionë ndjekës, i pasuar nga yjet si Justin Bieber, Katy Perry, Rihanna dhe Taylor Sëift si dhe kryeministri indian Narendra Modi dhe ylli i futbollit – portugezi Cristiano Ronaldo.
“Për shembull @taylorsëwift 13 nuk ka publikuar asgjë në tre muajt e fundit. Kurse @justinbieber ka vetëm një postim këtë vit”, ka shkruar Musk. /Telegrafi/