Elon Musk ka nxitur një “përplasje” të radhës me shefin e AI të Meta-s, Yann LeCun.
Dhe shkencëtari kryesor i Meta-s për inteligjencën artificiale, u përgjigj ndaj Musk në X të hënën për përpjekjen e tij për të rekrutuar punëtorë të AI për firmën e tij xAI, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Dyshja janë përfshirë në një grindje të re që kur xAI i Musk njoftoi të dielën se kishte mbledhur 6 miliardë dollarë në një raund të ri financimi.
Të hënën, Musk postoi një thirrje për punonjësit e teknologjisë për t’u bashkuar me kompaninë e tij.
“Bashkohuni në xAI nëse besoni në misionin tonë për të kuptuar universin, i cili kërkon ndjekje maksimale rigoroze të së vërtetës, pa marrë parasysh popullaritetin ose korrektësinë politike”.
E LeCun, i cili është “grindur publikisht” me Musk edhe në të kaluarën, u përgjigj shpejt ndaj postimit të Musk.
“… Më pëlqejnë makinat e tij, raketat e tij,… (Por) nuk më pëlqen politika e tij hakmarrëse,…”, ka thënë ndër tjerash ai. /Telegrafi/