Elon Musk duket se po ka një krizë raportesh kur bëhet fjalë për mediat sociale.
Themeluesi zakonisht i kënaqur me Twitter i Tesla dhe SpaceX njoftoi të premten se ai po “shkon offline”, në postimin e tij të parë në Twitter, pasi “nuk është i sigurt për të mirën e Twitter”.
Kështu, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Elon Musk ka “ngjallur frikë” se ai po e lë Twitter-in, pasi postoi një seri postimesh duke vnë në dyshim “të mirën” e rrjetit social.
Not sure about good of Twitter
— Elon Musk (@elonmusk) November 1, 2019
Miliarderi i Tesla-s dhe themeluesi i SpaceX është një nga yjet e padyshimtë të Twitter-it dhe krenohet me një “ushtri” prej gati 30 milionë ndjekësish.
Reddit still seems good
— Elon Musk (@elonmusk) November 1, 2019
Në orën e kaluar, ai shkroi një treshe të postimeve duke filluar me fjalët: “Nuk jam i sigurt për të mirën e Twitter”. “Reddit ende duket mirë”, shtoi ai. Dhe në postimin e tretë, Elon shkroi “Po shkoj offline”.
Going offline
— Elon Musk (@elonmusk) November 1, 2019
Dhe ndjekësit e tij menjëherë kanë ardhur me reagime, duke shprehur shqetësimin se çfarë po ndodhë me “heroin e tyre”. /Telegrafi/