Miliarderi amerikan Elon Musk ka ofruar 41.39 miliardë dollarë, për ta blerë rrjetin social Twitter.
Drejtori ekzekutiv i Tesla, ofroi një çmim prej 54.20 dollarë për aksione, që janë 38 për qind më larta sesa çmimi i Twitter në treg që ishte më 1 prill – pra një ditë para se të njoftonte se zotëron 9 për qind të aksioneve në Twitter, transmeton Telegrafi.
“Kam investuar në Twitter pasi besoj në potencialin se mund të jetë një platformë ku respektohet në mbarë globin fjala e lirë, dhe besoj se fjala e lirë është thelbësore për funksionimin e demokracisë”, tha Musk në një postim në Twitter.
“Që kur kam bërë investimin tim, tani e kam kuptuar se kjo kompani nuk do të respektoj lirinë e fjalës në këtë format që është tani. Twitter duhet të transformohet si një kompani private”, shtoi Musk.
Por është interesant sesi një veprim i tillë nga Musk vjen në kohën, kur miliarderit amerikan iu ofrua ulësja në bordin e kompanisë por se ai e ka refuzuar.
Musk aktualisht ka në pronësi 63.486.938 aksione në Twitter, që aktualisht kapin vlerën e 3.7 miliardë dollarë. /Telegrafi/