Site icon Telegrafi

Elon Musk nuk përjashton mundësinë për ta bërë Twitterin me pagesë

Miliarderi Elon Musk ka sugjeruar se të gjithë përdoruesit X (Ish-Twitter) mund të duhet të paguajnë për të pasur qasje në platformë.

Në një bisedë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Musk tha se sistemi i pagesave ishte mënyra e vetme për të luftuar robotët në rrjetin social, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

“Ne po kalojmë drejt një pagese të vogël mujore për përdorimin e sistemit”, tha shefi i Tesla-s dhe SpaceX.

Është e paqartë nëse ky ishte vetëm një koment spontan apo një sinjal i planeve më të forta që ende nuk janë bërë të ditura.

Musk ka thënë prej kohësh se zgjidhja e tij për të hequr qafe robotët dhe llogaritë e rreme në platformën e mediave sociale është t’u vendos tarifa llogarive të verifikuara.

Qëkur bleu Twitterin vitin e kaluar, ai është përpjekur të stimulojë përdoruesit të paguajnë për një shërbim të përmirësuar, i cili tani quhet X Premium.

Kjo është bërë duke u dhënë abonentëve me pagesë më shumë veçori, si postime më të gjata dhe rritje të shikueshmërisë në platformë. /Telegrafi/

Exit mobile version