Elon Musk duket se me të vërtetë dëshiron që shenja jashtë zyrave qendrore të Twitter në San Francisko të lexohet si fjala “Titter” – dhe ai ishte i gatshëm që ta ngjyrosë atë vetëm që kjo të bëhet e mundur.
Në një “cicërimë” të bërë të dielën, drejtori ekzekutiv i platformës së rrjeteve sociale, e postoi një fotografi me shkronjën “w” të ngjyrosur me të bardhë në mënyrë që t’i përshtatet me sfondin.
Në përshkrimin e kësaj fotografie Musk tha: “Pronari i ndërtesës tha se neve edhe ligjërisht na kërkohet që shenjën ta lëmë vetëm si Twitter dhe se nuk mund ta largojmë shkronjën “w”, kështu që ne asaj shkronje ja dhamë ngjyrën e sfondit. U zgjidh edhe ky problem”, shkruan Business Insider, transmeton Telegrafi.
Our landlord at SF HQ says we’re legally required to keep sign as Twitter & cannot remove “w”, so we painted it background color. Problem solved! pic.twitter.com/1iFjccTbUq
— Elon Musk (@elonmusk) April 10, 2023
Skema e Musk për ndryshimin e shenjës “Twitter” në “Titter”, duket se ka qenë në zhvillim për disa ditë, kjo duke u bazuar tek fotot e ndërtesës të ngarkuara në platformë nga disa përdorues të Twitter.
Të enjten e kaluar, sipërmarrësi dhe programuesi William LeGate e postoi një fotografi të shenjës, në të cilën shkronja “w” ishte e errësuar.
Elon Musk, in a remarkable show of maturity, has removed the "w" from Twitter's logo outside their San Francisco HQ. The company now reads as "Titter" pic.twitter.com/0i914uEygX
— LEGATE (@williamlegate) April 6, 2023
“Elon Musk, në një shfaqje të ‘jashtëzakonshme’ pjekurie, ka hequr shkronjën “w” nga logoja e Twitter jashtë selisë së tyre në San Francisko”, shkruhej në postimin e LeGate. /Telegrafi/