Shefi ekzekutiv i prodhuesit të automjeteve Tesla, Elon Musk ka ndarë një video të bishës Cybertruck, në llogarinë e tij në Twitter.
Përmes kësaj videoje, të xhiruar në selinë e inxhinierisë së Tesla-s, miliarderi demonstroi pjesën e përparme të automjetit.
Cybertruck at Tesla Engineering HQ pic.twitter.com/2xo9Hjgfk9
— Elon Musk (@elonmusk) February 23, 2023
Kamionçina Cybertruck ende nuk ka hyrë në prodhim megjithatë detaje të shumta janë raportuar për automjetin e shumëpritur.
Më herët është raportuar se kamionçina e shumëpritur tërësisht elektrike do të ketë kompjuterin e ri të kompanisë Hardware 4 Autopilot/Full Self-Driving.
Së fundmi doli një video tjetër e një prototipi Cybertruck duke lëvizur me bazën lart të trupit të automjetit që demonstron se si do ta ketë sistemin e pezullimit ajror. /Telegrafi/