Elon Musk të enjten në një postim në rrjetet sociale në X tregoi “se si emigrantët kanë ecur mirë në SHBA”.
Dhe për të “dëshmuar” këtë, ai ka ndarë një statistikë që tregonte të ardhurat mesatare të familjeve të grupeve të ndryshme etnike që kanë emigruar në SHBA, përcjell Telegrafi.
Në këtë drejtim, në një infografi, të bazuar në të dhënat nga Byroja e Regjistrimit të SHBA-së, e fokusuar vetëm në grupet e emigrantëve aziatikë, tregohet se indian-amerikanët kanë një nga të ardhurat mesatare vjetore më të larta të familjeve me 119,858 dollarë.
Siç shihet aty, ata janë të ndjekur nga amerikanët tajvanezë, kinezë dhe japonezët amerikanë.
Wow, America really is the land of opportunity! https://t.co/YT5PoXI868
— Elon Musk (@elonmusk) July 18, 2024
Grupi i të dhënave tregoi gjithashtu se pakistanezët amerikanë kanë të ardhura mesatare familjare prej 77,315 dollarë, duke u renditur në vendin e pestë në tabelë.
Grupi i të dhënave përmbante gjithashtu të ardhurat mesatare të familjeve të amerikanëve filipinas, koreanë, kamboxhianë, dhe vietnamezë.
Madje, siç pretendohet aty, të gjithë ata treguan se të ardhurat e tyre mesatare të familjes janë më të larta se ato të amerikanëve të bardhë me 65,902 dollarë.
“Wow, Amerika është me të vërtetë vendi i mundësive!”, shkroi Musk, një emigrant që ka emigruar nga Afrika e Jugut.
Musk thuhet se ka bërë edhe më herët postime të ngjashme në X.
Muajin e kaluar ai rindau një statistikë që tregoi se gratë aziatike fitojnë më shumë se meshkujt e bardhë në SHBA.
Postimi origjinal që ai ri-postoi tani është zhdukur nga X, një platformë që ai zotëron. /Telegrafi/