Telegrafi

Elon Musk mohon pretendimet se ka pasur lidhje me gruan e pronarit të Google, Sergey Brin

Elon Musk bëri një postim të dielën mbrëma në Twitter për të mohuar pretendimet se ishte në një lidhje dashurie me gruan e themeluesit të Google, Sergey Brin, Nicole Shanahan.

Musk, 51-vjeçar, konfirmoi se ai dhe Brin janë ende miq dhe zbuloi se ishin në një festë së bashku të shtunën në mbrëmje.

Ai tha gjithashtu se e ka parë Nicole Shanahan, gruan e Brin, vetëm në dy raste dhe me shumë njerëz të tjerë të pranishëm.

“Kjo është totalisht e pavërtetë. Sergey dhe unë jemi miq dhe ishim në një festë së bashku mbrëmë”, shkroi Musk. “Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herët me shumë njerëz të tjerë përreth. Asgjë romantike”.

Lexo po ashtu Elon Musk thuhet se kishte një aferë seksuale me gruan e pronarit të Google, Sergey Brin - duke u bërë shkaktar i ndarjes së tyre

Artikulli u publikua fillimisht nga Wall Street Journal, në të cilin thuhet se CEO i Teslas dyshohet se kishte pasur një lidhje me Shanahan në kohën kur ajo dhe Brin po përgatiteshin të divorcoheshin.

Foto: Screenshot/Twitter

Një raportim tjetër tha që Elon gjunjëzuar dhe i ishte lutur Brinit që ta falte.

Musk aktualisht është përfshirë në një betejë ligjore për planin e tij për të blerë Twitter për 44 miliardë dollarë.

Nicole Shanahan dhe Sergey Brin (Foto: Getty Images)

Platforma e mediave sociale paditi njeriun më të pasur në botë në fillim të këtij muaji dhe gjyqi do të fillojë në tetor. /Telegrafi/

Elon Musk (Foto: Getty Images)