Shefi Ekzekutiv i Tesla Inc, Elon Musk pohoi se “ka shumë të ngjarë” të ketë një rast të moderuar të COVID-19, pasi vazhdoi të vinte në dyshim saktësinë e testeve.
“Po marr rezultate shumë të ndryshme nga laboratorë të ndryshëm, por ka shumë të ngjarë që kam një rast mesatar të COVID-it. Simptomat e mia janë ato të një ftohjeje të vogël, gjë që nuk është për t’u habitur, pasi një coronavirus është një lloj ftohjeje,” shkroi Musk në llogarinë personale në Twitter, transmeton Telegrafi.
Am getting wildly different results from different labs, but most likely I have a moderate case of covid. My symptoms are that of a minor cold, which is no surprise, since a coronavirus is a type of cold.
— Elon Musk (@elonmusk) November 14, 2020
Ai nuk përmendi nëse rezultatet ishin nga testet e reaksionit zinxhir polimerazë, të cilat janë më të sakta se testet e shpejta.
“Pak lart e poshtë. Ndjehet si një i ftohtë i rregullt, por më shumë kokë dhimbje e ftohje të trupit sesa kollitje/teshtimë”, shkroi CEO i Teslas në përgjigjen e një fansi që e pyeti për simptomat.
Ndryshe, Musk gjatë ditës së djeshme deklaroi se ka bërë katër testime, ku në dy raste ka rezultatuar pozitive, po aq edhe negativ. /Telegrafi/
A little up & down. Feels just like a regular cold, but more body achy & cloudy head than coughing/sneezing. DayQuil rocks.
— Elon Musk (@elonmusk) November 15, 2020