Site icon Telegrafi

Elon Musk iu thotë punëtorëve të Tesla-s se nuk duhet ‘t’i shqetësojë marrëzia e tregut të aksioneve’

Që nga fillimi i këtij viti, aksionet e Tesla-s kanë rënë gati 70 për qind, me një rënie të madhe prej 40 për qind vetëm në dhjetor.

Phil Rosen i Insider vuri në dukje se Tesla ishte një nga aksionet me performancën më të keqe në indeksin e tregut të aksioneve të 500 kompanive të mëdha, apo S&P 500, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, u tha punonjësve të tij që të mos shqetësoheshin nga marrëzia e tregut të aksioneve të mërkurën, sipas një raporti nga Reuters.

Në një email dërguar stafit të mërkurën – të rishikuar nga Reuters – Musk tha se beson se Tesla do të jetë kompania më e vlefshme në Tokë në afat të gjatë.

Rënia e aksioneve të Tesla-s ka qenë e lidhur me shqetësimet për zbutjen e kërkesës për automjete elektrike dhe shpërqendrimin e Musk me Twitter. Ndërsa vlera neto e kompanisë ka rënë, pasuria e Musk ka rënë me rreth 140 miliardë dollarë edhe këtë vit. /Telegrafi/

Exit mobile version