Elon Musk filloi një sondazh në Twitter vonë të premten duke iu kërkuar ndjekësve të votojnë nëse duhet të rikthehet llogaria e ish-presidentit amerikan Donald Trump, derisa rezultatet e hershme tregojnë se 60 për qind votuan po.
“Vox Populi, Vox Dei”, shkroi Musk në Twitter, një frazë latine që afërsisht do të thotë “zëri i popullit është zëri i Zotit”. Votimi ishte i hapur për 24 orë, transmeton Telegrafi.
Musk, pronari i ri i Twitterit, tha në maj se do të anulonte bllokimin Trumpit në Twitter, llogaria e të cilit u pezullua pas sulmit të vitit të kaluar në Kapitolin e SHBA-së.
Musk tha më herët gjatë ditës se një vendim për të rikthyer llogarinë e Trumpit ende nuk është marrë dhe se Twitteri kishte rikthyer disa llogari të diskutueshme që ishin ndaluar ose pezulluar, duke përfshirë uebsajtin satirik Babylon Bee dhe komedianin Kathy Griffin. /Telegrafi/