Site icon Telegrafi

Elon Musk frikësohet që robotët e Google do ta shkatërrojnë njerëzimin!

Nga njëra anë, dy drejtorët me ndikim në industrinë e teknologjisë janë miq të ngushtë dhe bashkëpunëtorë të biznesit; por nga ana tjetër, Musk është i shqetësuar që Page mund të ndikojë në shkatërrimin e njerëzimit siç ne e njohim sot.

"Unë jam i shqetësuar me të vërtetë në lidhje me këtë," Musk citohet të ketë thënë në biografinë e tij të autorizuar.

"Kjo", sipas librit, i referohet mundësisë që Page do të zhvillojë robotë artificialisht-inteligjent që do të mund të kthehen në të keqen e njerëzve dhe të cilët do ta kenë aftësinë për të asgjësuar racën njerëzore.

Page mund ta ketë qëllimin e mirë, por siç thotë Musk, "Ai mund të prodhojë diçka të keqe aksidentalisht."

Deri më sot Google ka blerë më shumë se gjysmën e kompanive që prodhojnë robotë, por qëllimi përfundimtar i kompanisë për robotët që do t’i krijojë është ende i paqartë, raporton Mashable. (Telegrafi)
 

Exit mobile version