Site icon Telegrafi

Elon Musk është një kombinim i Ajnshtajnit, Teslës dhe Rockefellerit – mendon një ish-shefe e SpaceX

Elon Musk duhet të konsiderohet si një kombinim i Albert Ajnshtajni, Nikola Tesla dhe John D. Rockefeller, sipas ish-shefes së talenteve të kompanisë së tij të raketave SpaceX.

Dolly Singh, e cila ka punuar për SpaceX nga 2008 deri në 2013, i bëri komentet në një dokumentar të BBC-së të quajtur “The Elon Musk Show”, i cili përdor intervista me familjen, miqtë, ish-punonjësit e Muskut – dhe armiqtë.

Ata shpjegojnë ngritjen e tij deri te bërja njeriu më i pasur në botë.

Episodi i parë u transmetua në Mbretërinë e Bashkuar të mërkurën mbrëma dhe Business Insider shkruan se ka pasur një pamje paraprake të dy episodeve të mbetura, përcjell Telegrafi.

Dhe në episodin e dytë, Singh tha se besonte se Musk ishte më i zgjuar se Ajnshtajni.

“Ai mësoi gjithçka për Teslën dhe Ajnshtajnin. Ai ka mësuar gjithçka që ata dinin dhe po përpiqet ta çojë atë në një nivel tjetër”, citohet të ketë thënë ajo.

“Unë mendoj se ai është gjëja më e afërt që ne kemi me një figurë të tillë në kohën dhe kohën tonë”.

Pasi Musk “të ketë përfunduar ndërtimin e trashëgimisë së tij, do të jetë e padiskutueshme që ai është një kombinim i Ajnshtajnit, Teslës dhe Rockefellerit”, ka vlerësuar Singh.

Ndryshe, Albert Ajnshtajni është më i njohur për teorinë e tij të relativitetit, e cila revolucionarizoi kuptimin tonë të hapësirës, kohës, gravitetit dhe universit.

Nikola Tesla bëri disa përparime në prodhimin, transmetimin dhe aplikimin e energjisë elektrike dhe Musk e emëroi kompaninë e tij të makinave elektrike sipas tij.

Ndërkohë që John D. Rockefeller ishte një nga njerëzit më të pasur në botë dhe një filantrop i madh.

Nëna e manjatit të teknologjisë, Maye, u shfaq gjithashtu në dokumentar.

Ajo e përshkroi atë si një “gjeni”, por pavarësisht se shumë njerëz i admirojnë arritjet e tij, ajo pranoi se “askush nuk dëshiron të jetë ai”.

Ndërsa babai i tij 76-vjeçar, Errol, tha se Musk-ut i pëlqente të lexonte kur ishte më i ri, veçanërisht për Aleksandrin e Madh.

Ai gjithashtu kishte testamentin e fundit të Napoleonit në frëngjisht. /Telegrafi/

Exit mobile version