Elon Musk të premten e vendosi një logo të madhe të “X-it” në zyrat qendrore të kompanisë në San Francisko si pjesë e ribrendimit të kompanisë e cila më parë njihej si Twitter.
Sipas AP, zyrtarët e qytetit kalifornian tani janë duke hetuar mbi atë se nëse kompania kishte lejet e duhura për instalimin e logos.
Patrick Hanna nga Departamenti për Inspektimin e Ndërtesave, tha se për shkak të arsyeve të sigurisë, “X-it” i duhet një rishikim dhe aprovim i planit, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.
Our HQ in San Francisco tonight pic.twitter.com/VQO2NoX9Tz
— Elon Musk (@elonmusk) July 29, 2023
Ky veprim vije pasi që vikendin e kaluar, Musk njoftoi se kompania do të largonte emrin dhe logon e Twitter dhe do të ribrendohet në X.
Të shtunën, drejtori ekzekutiv e shpërndau një video të logos së ndriçuar pasi bëri shaka duke thënë se pronari i ndërtesës “vazhdon ta thërras policinë në lidhje me modifikimet e logos sonë”. /Telegrafi/