Site icon Telegrafi

Elon Musk e sfidon drejtorin ekzekutiv të Twitter në një ‘debat publik’ në lidhje me ‘robotët’

Ndoshta Elon Musk nuk dëshiron një betejë ligjore me Twitter. Pasi që u kërkoi avokatëve të tij që të përgatisin një dokument argumentues prej 165 faqeve ku shpjegohet se pse ai nuk dëshiron që të vazhdojë drejt finalizimit të marrëveshjes së blerjes së platformës me vlerë prej 43.2 miliard eurove.

Musk sugjeroi që ta zgjedhin rrëmujën në publik, ndoshta përpara një jurie të fansave të Tesla, përdoruesit e Dogecoin, dhe kolonizatorët potencial të Mars-it përkrah ndjekësve të tij në Twitter, në mënyrë që t’i shkojnë në fund çështjes së ashtuquajtur me “robotë” të Twitter-it.

“Unë sfidoj @paraga në një debat publik në lidhje me përqindjen e “robotëve” në Twitter”, shkroi Musk në forumin e tij prej 102 milion ndjekësve. “Le t’i tregojë publikut se Twitter ka më shumë se 5 për qind përdorues ditor të rremë ose të padëshiruar”, vazhdoi tutje Musk, raporton The Verge, përcjell Telegrafi.

Musk e vendosi tweet-in tweet-in në krye të faqes së tij dhe pastaj e bëri një sondazh ku i pyeste ndjekësit e tij nëse ata e besojnë argumentin e Twitter ku ata thonë se kanë më pak se 5 për qind përdorues aktiv ditor të cilët janë “fake/spam”.

Dy opsionet e sondazhit janë “Po” me 3 emoji të robotëve, duke nënkuptuar në mënyrë të zgjuar se cili do përdorues që e zgjedh atë opsion është “robot, dhe opsioni tjetër “Lmaoo jo”. /Telegrafi/

Exit mobile version