Elon Musk thotë se herës tjetër ‘do të vendosë’ një furrë dhe WiFi në anijen kozmike të SpaceX, pasi uroi personalisht ekuipazhin e parë civil të hapësirës.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, katër astronautët fillestarë zbarkuan me sukses në Oqeanin Atlantik pas tre ditësh në hapësirë, duke u bërë ekipi i parë, krejtësisht civil që ka bërë shëtitje rreth orbitës së Tokës.
Pronari i SpaceX, Elon mosk, uroi Jared Isaacman, Sian Proctor, Hayley Arceneaux dhe Chris Sembroski pas këtij udhëtimi, derisa po kërkon tani të bëjë përmirësime për misionin e ardhshëm.
“Sapo u takova me ekipin Inspiration4 në Florida për t’i uruar ata personalisht. Njerëz të mrekullueshëm”, ka shkruar Musk në Twitter.
Pastaj ai iu përgjigj disa pyetjeve nga ndjekësit e tij të shumtë.
Njëri pyeti nëse do të kishte “pica të nxehta” në fluturimin e ardhshëm të SpaceX.
Musk u përgjigj: “Po, një furrë e vogël për ngrohjen e ushqimit dhe Starlink WiFi”. /Telegrafi/