Twitter tani është në pronësi të Elon Musk. Musk, në disa raste, ka thënë se çfarë synon të ndryshojë në platformë.
Tani, CEO i Tesla-s, ka deklaruar se ai dëshiron që DM-të në Twitter të kenë një lloj sistemi për të qenë më të sigurta, transmeton Telegrafi.
Në një postim në Twitter, Musk tha se DM-të e Twitter duhet të kenë ‘enkriptim nga fundi në fund’ sikurse Signal, kështu askush nuk mund të spiunojë mesazhet e njerëzve ose t’i hakojë ato.
Postimi i Musk u prit me reagime të ndryshme. Derisa disa njerëz e mbështetën idenë e miliarderit, disa e kritikuan Musk për blerjen e platformës.
Sidoqoftë, inixhinierja, Jane Manchun Wong, iu përgjigj postimit të Musk duke thënë se Twitter ka punuar për këtë në vitin 2018, por e braktisi projektin. /Telegrafi/