Aksionet e Twitter u rritën pas një raporti që Elon Musk propozoi të blejë gjigantin e mediave sociale për ofertën origjinale prej 54.20 dollarëve për aksion.
Kompania fillimisht pranoi ofertën prej 44 miliardë dollarësh të miliarderit, të cilën e kishte propozuar në muajin prill.
Megjithatë, ai njoftoi Twitterin në muajin korrik se po planifikonte të përfundonte marrëveshjen pasi pretendoi se kompania kishte shkelur detyrimet e saj duke keqpërfaqësuar numrin e llogarive të padëshiruara dhe të rreme në platformë.
BREAKING: Elon Musk reportedly proposes to buy Twitter at original offer https://t.co/0wtYDLSPSq
— Fox News (@FoxNews) October 4, 2022
Twitter pohon se llogaritë e padëshiruara dhe të rreme përbëjnë më pak se 5 për qind të totalit të përdoruesve të tij.
Si përgjigje, Twitter ngriti një padi kundër Muskut duke e akuzuar atë mos respektim të detyrimeve të dala sipas dakordimit sepse “marrëveshja që ai nënshkroi nuk i shërben më interesave të tij personale”.
Lajmi për propozimin e fundit të Muskut vjen ndërsa të dy palët po përgatiten për një përballje ligjore në Gjykatën e Delaware, duke filluar nga 17 tetori.
Përfaqësuesit e Muskut dhe Twitterit nuk kanë komentuar lajmin e publikuar nga FOX Business. /Telegrafi/