Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk fshiu një postim të premten që nënkuptonte se Tesla do të bëhej një kompani më e madhe se Apple, kompania më e madhe në botë, “brenda disa muajsh”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, biseda në Twitter për vlerën e tregut të Tesla-s filloi nga një llogari e quajtur @WholeMarsBlog.
Llogaria shpesh promovon përmbajtjen e Tesla dhe shkruajti “Tesla do të jetë më e madhe se Apple”.
Dhe Musk iu përgjigj cicërimës duke treguar se ai ishte dakord.
“Unë mendoj se ka një shans> 0% që Tesla të jetë kompania më e madhe”, kishte shkruar Musk në Twitter.
I think there is a >0% chance Tesla could be the biggest company
— Elon Musk (@elonmusk) March 26, 2021
Një përdorues tjetër tha “Unë e dua drejtimin e asaj shigjete!” dhe Musk u përgjigj me “ndoshta brenda disa muajsh”, duke nënkuptuar që kompania së shpejti mund të bëhet më e madhe se Apple.
Vlera e tregut e Tesla-s prej 584 miliardë dollarëve ishte rreth 30% e 2.01 trilionë dollarëve të Apple me çmimet e së premtes.
? @elonmusk Nothing to see here. Tweet – Take The Heat – Delete – Repeat. $TSLA pic.twitter.com/CsxSWFBy1n
— Dave (@TeslasDave) March 26, 2021
Por Musk e fshiu cicërimën menjëherë pasi e shkroi.
Ai la përgjigjen e tij origjinale, por shumë përdorues “fotografuan” postimin e tij të fshirë dhe e ndanë atë.
Ndërsa Tesla dhe Apple nuk konkurrojnë drejtpërdrejt, kjo mund të ndryshojë së shpejti pasi gjigandi i iPhone thuhet se planifikon të lëshojë makinën elektrike autonome deri në vitin 2024.
Madje analistët e JP Morgan kanë thënë se Tesla mund të humbasë dominimin e saj në industrinë e makinave elektrike ndërsa markat më të shquara ndërhyjnë dhe po marrin pjesë në treg. /Telegrafi/