Drejtori ekzekutiv i kompanisë Tesla Inc, Elon Musk, ka deklaruar të enjten se po të njëjtën ditë është testuar katër herë në testin e COVID-19, ku dy prej tyre kanë rezultuar pozitivë e dy tjerat negativë, shkruan Reuters.
“Më duket diçka e dyshimtë. Sot jam testuar katër herë. Rezultatet e dy testeve ishin pozitive, e dy tjerave negative. E njëjta makinë, i njëjti test, e njëjta infermiere. Testi i shpejtë i antitrupave nga BD”, ka shkruar Musk në Tëitter, duke aluduar në testin e shpejtë Becton Dickinson and Co, transmeton Telegrafi.
Musk thotë se është testuar edhe me testin PCR, rezultat e të cilit pritet t’i merr pas 24 orëve. Ai pranoi se ka simptoma të ngjashme me një grip. /Telegrafi/