Site icon Telegrafi

Elon Musk bëhet viral me deklaratën për vajzën e tij transgjinore: Virusi i të menduarit ‘woke’ më vrau djalin tim

Elon Musk ka reaguar ndaj vendimit të vajzës së tij transgjinore Vivian Jenna Wilson, në të cilën ajo deklaroi se do të largohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas fitores së Donald Trump në zgjedhje.

Ai fajëson për gjithçka mënyrën e të menduarit në mënyrë “woke” – term që zakonisht i referohet një ndërgjegjësimi të lartë për çështje sociale, si barazia dhe drejtësia.

Pas lajmit se ajo mori vendimin e lartpërmendur, ai shkroi shkurt: “Virusi i të menduar ‘woke’ më vrau djalin”.

Termi “virus i zgjimit (woke)” përdoret nga njerëz që duan të përshkruajnë një angazhim të tepruar ndaj pikëpamjeve progresive të mbrojtura nga demokratët. Musk beson se Vivian i është shpërlarë truri pikërisht nga këto qëndrime.

Vivian më pas iu përgjigj komentit të babait të saj në Threads.

“Pra, ju ende po flisni sesi fëmija juaj është ‘infektuar’ me diçka? Mos e bëni. Zoti na ruajtë që të jem asgjë tjetër veçse një viktimë në çdo skenar që mund të imagjinohet”, ka shkruar ajo.

Ju kujtojmë se Vivian hoqi dorë nga Musk në qershor 2022. Emri i saj i mëparshëm ishte Xavier Musk. Siç ka deklaruar atëherë në kërkesën që ka paraqitur në gjykatën në Kaliforni, ka dashur të ndryshojë emrin për shkak të identitetit gjinor dhe faktit që nuk jeton më me të atin apo dëshiron të lidhet me të në asnjë mënyrë. /Telegrafi/

Exit mobile version