Telegrafi

Elon Musk bëhet viral me aftësitë e tij të vallëzimit gjatë festivalit muzikor në Meksikë

Elon Musk është bërë viral në internet për një video të tij duke kërcyer në mënyrë të ngathët në një festë në Meksikë.

I veshur me dukjen e tij të zakonshme tërësisht të zezë, CEO i Teslas u kap duke u bërë vallëzim të çuditshëm me duart e tij të vendosura në pjesën e pasme të kokës, ndërsa i rrethuar nga shokët e tij në festivalin muzikor Sundream Baja në fillim të këtij muaji.

Natyrisht, përdoruesit e Twitter u hodhën për t’i komentuar mbi aftësitë e diskutueshme të kërcimit të Musk, shkruan PageSix.

Foto: Twitter

“Ai po kërcen si të ketë dhimbje”, shkroi një përdorues në platformën e mediave sociale, të cilën themeluesi i SpaceX e bleu vitin e kaluar.

“Oh kjo është për të ardhur keq”, tha një tjetër.

“Mos mendoni se Dancing With the Stars do të telefonojë së shpejti”, ngacmoi një tjetër.

@partyboyw

#elonmusk the best #elonmuskdancing #elonmuskdance #elonmuskdanceinmexico

♬ Enter – Jhoan Roa

Musk është i njohur për dashurinë e tij ndaj muzikës elektronike, pasi ka regjistruar dhe lëshuar vetë një këngë në vitin 2020 të quajtur “Don’t Doubt Ur Vibe”.

Një vit më parë, ai hodhi një këngë rap për vdekjen e gorillas Harambe, e cila u qëllua në një kopsht zoologjik të Cincinnati në vitin 2016 pasi një djalë 3-vjeçar ra në ambientet e tij.

Foto: Reuters

Musk ka pasur një muaj mjaft të ngarkuar, vetëm disa ditë pasi ishte në Meksikë, ai u takua me presidentin francez Emmanuel Macron për një konferencë biznesi.

Ai më pas ndihmoi guvernatorin e Floridës Ron DeSantis të shpallte një fushatë presidenciale në një bisedë në Twitter. /Telegrafi/