Site icon Telegrafi

Elon Musk bëhet 100 miliardë dollarë më i pasur se Jeff Bezos, për herë të parë

Elon Musk ka kaluar Jeff Bezos si njeriun më të pasur në botë me 100 miliardë dollarë.

Sipas listës së fundit të të pasurve të Forbes, CEO i Tesla arriti një vlerë neto prej 282 miliardë dollarësh, duke e vendosur atë në vendin e parë – për momentin, gjithsesi, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, pasuria neto e ish-shefit të Amazon është 180.2 miliardë dollarë, e cila qëndron në 100 miliardë dollarë nën vlerën e Musk.

Megjithatë, ndërsa lista e të pasurve përditësohet, vlera e Musk ka rënë paksa në 274.3 miliardë dollarë.

Dyshja kanë lëvizur vazhdimisht mes dy vendeve gjatë viteve falë sipërmarrjeve të tyre të ndryshme të biznesit.

Të dy sipërmarrësit kanë ndërmarrë udhëtime në hapësirë me bizneset e tyre SpaceX dhe Blue Origin, të cilat i përkasin respektivisht Musk dhe Bezos.

Siç raportohet nga gazeta, asnjë miliarder nuk ka përfituar më shumë gjatë pandemisë sesa Musk, i cili e filloi vitin 2020 me një vlerë neto prej 26.6 miliardë dollarësh.

Biznesmeni 50-vjeçar gjithashtu u bë kohët e fundit aksionari i vetëm më i madh në Twitter pasi bleu 9.2 për qind të kompanisë.

Bezos, ndërkohë, shiti 8.8 miliardë dollarë të aksioneve të tij në Amazon vitin e kaluar, ndërsa gjithashtu dha disa, dhe sipas Forbes ai tani zotëron vetëm 10 për qind të kompanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version