Menaxheri i njohur Luan Ahmetaj, që është i dëshmuar me futbollistët shqiptarë në Evropë dhe Botë ka marrë përsipër talentin Elod Gruda, i cili po provohet në disa klube belge.
Elodi që është një nga shpresat më të mëdha pejane në futboll, është këto ditë në Belgjikë.
“Është vetëm 16 vjeç dhe kudo ku e kam plasuar Elodin në grupmoshën e tij, trajnerët ma kanë shtyrë që të ngritet në kategori. Trajneri i U 16, pas lojës që Elodi shfaqi, na delegoi, tek U 18, ndërsa ata të U 18, na drejtuan në U25, që i bie me 7 vite diferencë moshe. Paramendo, kur është ‘malli’ i mirë, të gjithë e duan, këtu në Belgjikë nuk të shohin a je 30 a 16 vjet, këtu shihet kualiteti, e kualitetin Elod Gruda e ka. Unë po ju them nga Belgjika, prej ku po flas, Elodi është dhe do të jetë lojtari më i mirë i Kosovës”, ka thënë menaxheri i njohur i futbollit Luan Ahmetaj për ‘RADIO 1’.
Tutje Ahmetaj ka treguar se për Grudën kanë shfaqur interesim klubet blege dhe se ja kanë vlerësuar tiparet dhe principet tij.
“Elodi ka tre elemente të cilat e bëjnë 100 për qind profesional. Pra, ja ka falur Zoti talentin në të dy këmbët njëjtë, ja ka falur kokën për futboll, logjikën dhe e ka familjen e mirë, që i bie edukatën. Jemi të kënaqur shumë në Belgjikë dhe do të qëndrojmë këtu sepse ka interesim. Jam në kontakt me shumë klube të Belgjikës dhe ju e dini mirë se Belgjika është më e forta, më e mira për këto kategori”, nënvizoi Ahmetaj.
Ndryshe, Elod Gruda, këtë të shtunë nga Federata e Futbollit të Kosovës u dekorua me Mirënjohjen ‘Lojtari më i mirë dhe më perspektiv i vitit 2023’, mirënjohje e cila në Pejë jua dorëzua babait të Elodit, Noli Grudës, nga kryetari i Federatës Agim Ademi.
Principi, edukata, kultura e punës dhe mbështetja familjare, ekipore e shoqërore që ja ka ofruar Peja, Elodin e bëjnë figurë premtuese të elitës së futbollit kosovar në Europë e Botë. /Radio 1/