Site icon Telegrafi

Elneny rezulton pozitiv me coronavirus

Mohamed Elneny është infektuar me coronavirus, gjatë ndeshjeve me kombëtaren e Egjiptit.

Mesfushori i Arsenalit ka rezultuar pozitiv me COVID-19, në testimet e fundit të bëra nga kombëtarja egjiptiane.

Lojtari 28-vjeçar kishte arritur nga Togo, dhe në momentin që ishte testuar, kishte rezultuar i infektuar me pandeminë.

Elneny është dërguar menjëherë në vetizolim, aty ku do të qëndrojë për dy javë, në vendlindjen e tij, Kairo.

Anëtari i Arsenalit po merrte pjesë në kualifikimet e Kupës së Afrikës me Egjiptin dhe që tani do t’i humbë edhe disa ndeshje të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version