Telegrafi

Elly nga Kosova

Elly është aplikacion i thjeshtë për t’u përdorur dhe shumë funksional ku mund të dëgjoni muzikë online nga platforma të ndryshme të muzikës në internet.

Aq sa është i thjeshtë në dukje dhe funksionalitet, në të njëjtën kohë është shumë inteligjent.

Duke u bazuar në pëlqimet e faqeve të muzikës dhe të artistëve në Facebook, Elly detekton zhanrin e muzikës tuaj të preferuar ku automatikishit vazhdon ta mbajë të njëjtin zhanër të muzikës deri në momentin kur dëshironi ta ndërroni atë.

Mbi të gjitha Elly është zhvilluar që të jetë shumë i këndshëm për sy me dizajnin e tij unik.

Më 24 Prill do të lansohet Apple Watch, ku Elly do të jetë po ashtu në këtë pajisje, përmes të cilit mund të kontrollohet Elly; mund të bëni shuffle, të ndalni këngën në pauzë apo ta lëshoni atë.

Elly është zhvilluar nga kompania Rolling Rabbits me bazë në Prishtinë e cila është pjesë e inkubatorit të ICK-së.

Rolling Rabbits është kompani e cila për synim ka zhvillimin e shërbimeve/produkteve të ndryshme të cilat janë unike dhe kualitative me synim në tregun botërorë. Përveç kësaj, kompania Rolling Rabbits ofron shërbime për të gjitha kompanitë si lokale ashtu edhe globale. Për më shumë detaje të shërbimeve mund të referoheni në:

www.rolling-rabbits.com/

Këtu mund ta shkarkoni aplikacionin për iOS (iPhone): itunes.apple.com/us/app/elly/id976222755

Së shpejti do të lansohet edhe për platformën Android.