Harvey Elliott e ka kaluar me sukses operacionin në kyçin e këmbës.
Mesfushori i talentuar i Liverpoolit e pësoi lëndimin në fundjavën e kaluar në ndeshjen ndaj Leeds United.
Derisa kishte filluar pjesa e dytë, Patrick Struijk bëri një ndërhyrje të ashpër nga mbrapa në 18-vjeçarin, duke i thyer kështu këmbën.
Por, pas takimit – anëtari i Leeds United i kërkoi falje Elliottit, duke i thënë se e bëri pa dashje, e që ky i fundit e pranoi si një të tillë.
Nga spitali, anëtari i The Reds konfirmoi se e ka kaluar me sukses operacionin dhe tani i futet rrugës për rikuperim.
“Operacioni kaloi me sukses! Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen tuaj të mahnitshme, “, shkroi 18-vjeçarja në Instagram.
“Rruga drejt rimëkëmbjes fillon tani. Në fund të stuhisë ka një qiell të artë”, shtoi ai, duke iu referuar një lirike nga himni i Liverpoolit, “Ti kurrë nuk do të ecësh vetëm”.
Mbetet të shihet se sa do të mungojë lojtari te The Reds, por duket se edicioni për të ka mbaruar edhe pse Klopp e pret atë të rikthehet në vitin e ardhshëm. /Telegrafi/