Telegrafi

Ellie Goulding rrezikon të humbasë zërin

Këngëtarja e hitit “Burn”, Ellie Goulding, ka dëmtuar kordat vokale nga performancat e shumta live që ka patur gjatë këtij viti. Kjo është bërë shkak që të anulojë dy koncertet e fundit.

Ellie do të performonte në Finlandë, por ka lajmëruar se nuk do të ketë mundësi të zhvillojë koncertin.

“Më vjen keq që më është dashur të anuloj koncertet e fundjavës. Për shkak të problemeve shëndetësore më është këshilluar të mos udhëtoj dhe të mos performoj.

Kam bërë rreth 100 koncerte këtë vit dhe doktorët më kanë thënë se mund të humbas zërin. Por, do të rikthehem në skenë shumë shpejt”.