Telegrafi

Ellie Goulding njofton se është shtatzënë dhe publikon imazhe me barkun e rritur

(Foto: Instagram/elliegoulding)

Ellie Goulding i ka njoftuar fansat e saj se është shtatzënë dhe me bashkëshortin Caspar Jopling do të bëhen prindër për herë të parë.

Këngëtarja, e cila është në javën e 30 të shtatzënisë ka thënë se lajmin e kishin mësuar në përvjetorin e parë të martesës së tyre.

Në një intervistë për versionin britanik të Vogue, autorja e hitit “Lights” ka treguar se nuk kishin planifikuar që të ndodhte diçka e tillë pikërisht në atë periudhë.

Ajo i ka shpërndarë edhe disa imazhe në Instagram duke i falënderuar të gjithë ata që i kanë shkruar për ta uruar lidhur me shtatzëninë.

Goulding dhe Jopling janë në lidhje që nga viti 2016, ndërsa janë martuar në gusht të vitit 2019. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/elliegoulding)

 

(Foto: Instagram/elliegoulding)

 

(Foto: Instagram/elliegoulding)