“Ellen Show”, tashmë është një nga emisionet më të shikuara amerikane, ku para disa ditëve thuhej se nuk do të vazhdojë më.
Aktorja, komikja dhe moderatorja e famshme përmes një postimi të publikuar në Twitter, ka bërë të ditur se nuk do shkojë askund deri në vitin 2022. “Ky emision ka qenë udhëtimi i jetës sime”, ka thënë ajo.
Komedianja më tej tha se ky shou është që 16 vite. Që nga fillimi Ellen donte ta trajtonte emisionin e saj si një lidhje romantike. “Nganjëherë në lidhje ke nevojë për pak pushim”. “Por un jo. Keni ngecur me mua. Sepse do të vazhdoj edhe për 3 vjet”.
Vite më parë ajo theu rekordin e “People’s Choise Awards”, duke u bërë artistja me më shumë çmime të fituara.
Ndryshe, Ellen u jep hapësirë mjaft të madhe të gjithë këngëtareve më me zë përfshirë edhe artistët e rinj. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=35Wb0rp_sJY