Telegrafi

Ellen DeGeneres thyen rekordin e “People’s Choise Awards” (Video)

Ellen DeGeneres theu rekordin e “People’s Choise Awards”, duke u bërë artistja me më shumë çmime të tilla të fituara.

Në koleksionin e saj tashmë janë plotë 20 të tillë, përfshirë këtu edhe dy të fundit që fitoi dje për “Moderatorja e preferuar e një programi ditor” dhe “Zëri i preferuar në një film të animuar”.

Ajo u prezantua në skenë nga një prej miqve të saj më të mirë, Justin Timberlake, i cili  mori çmimin e artistit të preferuar mashkull dhe gjithashtu për këngën më të pëlqyer “Can’t Stop the Feeling”, transmeton Telegrafi.

Gjatë fjalimit Ellen ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar si dhe ka shprehur dëshirën e saj që një ditë të votojnë edhe kafshët.

Kevin Hart, Dwayne Johnson, Blake Lively, Tom Hanks, Priyanka Chopra, Sofia Vergara, Johnny Depp, Ryan Reynolds e Jennifer Laërence ishin mes triumfueseve në kategorinë e aktrimit. /Telegrafi/