Telegrafi

Ellen Degeneres shijon drekën me Kevin Hart, pasi aktori e akuzoi publikisht për skandalet në punë

Ellen DeGeneres dhe Kevin Hart (Foto: Christopher Polk/Getty Images for People's Choice Awards/Guliver)

Prezantuesja e njohur, Ellen Degeneres, është duke u përballuar me akuza të shumta për sjelljet e saj të pahijshme në vendin e punës.

Njëri prej tyre që e kishte ofenduar publikisht është edhe aktori Kevin Hart, i cili e quajti ‘toksike’, shkruan Daily Mail.

Por, dyshja tashmë janë parë së bashku duke drekuar, në një restonart në Montecito, ndërsa shiheshin duke biseduar.

Ndërkaq, bashkëshortja e Kecin, Eniko ka qenë duke u shëtitur në plazhin afër vendit ku po qëndronin të famshmit.

Lexo po ashtu Ellen DeGeneres akuzohet për bulizëm, pasi e quajti 11 vjeçarin ‘të trashë dhe budalla’

Për drekën e tyre, Ellen dhe Kevin kishin vendosur të marrin një tavolinë për dy persona, që ofronte një pamje të mrekullueshme të detit.

Pasi mbaruan bisedën, ata janë parë të përqafohen mes vete, ndërsa dilnin nga vendi ku po qëndronin. /Telegrafi/