Site icon Telegrafi

Ellen DeGeneres është abuzuar seksualisht në moshën 15-vjeçare: Është koha jonë të flasim

Ellen DeGeneres (Foto: Kevin Winter/One Voice: Somos Live!/Getty Images)

Komikja e famshme amerikane, Ellen DeGeneres, ka ndarë një histori të dhimbshme të jetës së saj me shpresë që t’i ndihmojë viktimat e tjera.

Në intervistën e saj të fundit për “My Next Guest Needs No Introduction” të David Letterman, ajo ka folur haptazi për nënën e saj, Betty, e cila gjatë kohës kur ishte adoleshente, u martua me një njeri, të cilit nuk ia tregoi emrin.

Sipas Entertainment Tonight, DeGeneres shpjegon se në atë kohë, nëna e saj sapo ishte diagnostikuar me kancer të gjirit dhe kishte hequr një nga gjinjtë e saj, kështu njerku i saj e përdori këtë situatë për ta keqtrajtuar atë seksualisht.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ellen DeGeneres

“Kur mami ishte jashtë qytetit ai më tha se mami i ka thënë që kishte ndjerë një gungë në gjoksin e saj dhe kishte nevojë të prekte gjoksin tim. Ai më bindi se duhet të ndjente gjoksin tim dhe u përpoq ta bëjë dhe një herë tjetër, pastaj edhe një herë tjetër”, ka rrëfyer Ellen.

Ellen DeGeneres (Foto: Chip Somodevilla/Getty Images/Guliver)

Ajo tregoi se si njerku kishte tentuar t’ia thyente derën dhe se si nuk dëshironte t’i tregonte nënës, për të mos ia shkatërruar lumturinë asaj.

“Është një histori e tmerrshme dhe e vetmja arsye pse unë jam duke shkuar në detaje për këtë, është sepse dua që vajzat e tjera të mos lejojnë kurrë që dikush ta bëjë këtë”, thotë ndër tjerash Elllen.

DeGeneres shpreson se historia e saj do të frymëzojë viktima të tjera të sulmit seksual për të vazhduar përpara. “Është koha për ne që të flasim, është koha që ne të kemi fuqi”. /Telegrafi/

Exit mobile version