Është publikuar paraqitja e parë e shkurtër e komedisë dhe mjuziklit me titull “How to Talk to Girls at Parties”.
Në projektin e tij të ri, regjisori John Cameron Mitchell ka arritur të grumbullojë një ekip të shkëlqyer aktorësh.
Elle Fanning, Nicole Kidman, Ruth Wilson, Stephen Campbell Moore, Matt Lucas e shumë të tjerë – janë emrat që luajnë në këtë komedi.
Skenarin e filmit e ka shkruar po ashtu Mitchell në bashkëpunim me Philipp Goslett.
Ngjarja fillon kur një jashtëtokësor gjatë rrugëtimit nëpër galaktikë, ndahet nga grupi dhe përfundon në Tokë.
Në qytetin Croydon në periferi të Londrës, jashtëtokësori takon dy të rinj dhe aty fillojnë aventurat e tyre.
“How to Talk to Girls at Parties” do të dalë në kinematë amerikane nga 18 maji, ndërsa paraprakisht do ta ketë premierën në Britani të Madhe. /Telegrafi/