Elkos Group si partner afatgjatë dhe serioz i dëshmuar me anë të përfaqësimit profesional të brendeve me të mëdha botërore ka pranuar çmimin DISTRIBUTOR I VITIT nga FERRERO për brendet: Kinder, Nutella, Raffaello, Rocher dhe Tic Tac.
Ky çmim është vlerësim i punës dhe angazhimit profesional në realizimin e objektivave të përcaktuara për vitin 2021/2022.
Bashkëpunimi i Elkos Group dhe Ferrero si lider i produkteve nga çokollata i cili ka partneritet prej afro 20 viteve do të vazhdojë me qëllim të arritjes së objektivave dhe ngritjes së tyre në nivele më të larta!