Në mbështetje të komunës së Deçanit dhe qytetarëve të saj, dje me datën 14 korrik kanë dalë në ndihmë edhe Elkos Group , ETC dhe Express Store.
Në bashkëpunim me Shtabin Emergjent të komunës fillimisht mbështetja ka filluar me një maunë me ujë të pijes me vlerë 4000€.
Në varësi të nevojave dhe gjendjes së qytetarëve mbështetja do të vazhdojë.
Këto kompani, u kanë uruar të prekurve shërim sa më të shpejtë!