Site icon Telegrafi

ELKOS Group dhe ETC ndajnë 1000 pako për festën e Kurban Bajramit

Vazhdojnë aksionet humanitare të ELKOS Group dhe ETC.

Tashmë është bërë traditë, ELKOS Group dhe ETC për çdo festë ndajnë buxhet të konsiderueshëm për të ju dalë në ndihmë Qytetarëve të Kosovës.

Sot në shumë qytete të Kosovës do të behet shpërndarja e 1000 PAKO DHURATË për festën e Kurban Bajramit. Pakot janë me produkte ushqimore të konsumit të nevojshëm. Me këtë aksion humanitar, me këto pako festive urojmë që sado pak të plotësohet sofra e atyre të cilët kanë vërtet nevojë.

Shpërndarja e pakove do të bëhet përmes Bashkësive Islame në Komunat përkatëse. Shpërndarje të pakove dhuratë përveç në Kosovë do të bëhen edhe në regjion përkatësisht në Qytetin e Gostivarit dhe të Rozhajës.

ELKOS Group përkatësisht Ramiz Kelmendi kanë ndarë edhe një buxhet rreth 50,000.00 euro për të shpërblyer me pagesë shtesë të gjithë Stafin punonjës të Grupit ELKOS dhe ETC me rastin e festës së Kurban Bajramit.

ELKOS Group dhe ETC njëkohësisht urojnë festën e Kurban Bajramit për të gjithë qytetarët e besimit Islam duke ju dëshiruar shëndet të mirë dhe përmirësim të gjendjes ekonomike për familjet në nevojë. /Telegrafi/

Exit mobile version