Telegrafi

Elkos Agrar fton për bashkëpunim fermerët vendas për furnizim me fruta dhe perime

Elkos Agrar, një kompani lider bujqësore me qendër në Lushnje dhe në Xërxë, është e përkushtuar në grumbullimin dhe shpërndarjen e frutave dhe perimeve të cilësisë së lartë.

Si pjesë e përpjekjeve të tyre të vazhdueshme për të bashkëpunuar me fermerët vendas dhe për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me prodhime të freskëta, Elkos Agrare po u bën një ftesë të gjithë fermerëve, kultivuesve dhe mbledhësve që të dorëzojnë ofertat e tyre për furnizimin e fruta dhe perimeve në pikat e kompanisë.

Kjo mundësi jo vetëm që ofron një platformë për fermerët për të shfaqur produktet e tyre, por gjithashtu hap dyert për partneritete dhe rritje të mundshme brenda komunitetit bujqësor.

Për të marrë pjesë në këtë proces tenderimi, të interesuarit duhet të kontaktojnë Elkos Agrar përmes Viber ose WhatsApp duke përdorur numrat e telefonit të dhënë.

Fermerët mund të dorëzojnë ofertat e tyre për furnizim me fruta duke kontaktuar në numrin 049 779 793, ndërsa të interesuarit për furnizim me perime duhet të kontaktojnë në numrin 049 779 792

Procesi i tenderit kërkon që fermerët të japin informacion thelbësor për produktet e tyre si më poshtë:

-Produktin që kultivoni

-Sipërfaqen (në ari/dylym/ha)

-Sasinë e planifikuar në kg/ton

-Të dhënat e fermerit (emër, mbiemër, adresa dhe numri i telefonit)

Këto fruta dhe perime grumbullohen në Agrar dhe dërgohen për shitje në pikat shitëse në ETC dhe Express Store.

Fermerët e interesuar inkurajohen të kontaktojnë Elkos Agrar përmes Viber ose WhatsApp dhe të japin detajet e nevojshme për të shfrytëzuar këtë shans për të ekspozuar produktet e tyre dhe për të krijuar marrëdhënie të frytshme biznesi.