Elizabeth Hurley është hapur në lidhje me ish-të dashurin e saj, biznesmenin tashmë të ndjerë Steve Bing, i cili u hodh para disa muajve nga ndërtesa e tij në Los Angeles, Kaliforni.
Sipas raportimeve, Bing vdiq nga trauma e shumëfishtë dhe mënyra e vdekjes së tij u cilësua si vetëvrasje.
Ai ndërroi jetë në moshën 55 vjeçare.
Në atë kohë, Hurley, 55 vjeçare, shkroi në Instagram se ishte e ‘tronditur’ për vdekjen e ish-partnerit të saj. I njëjti njëherësh ishte edhe babai i djalit të saj 18 vjeçar, Damian.
Në një intervistë të re, Hurley reflektoi në karakterin e Bing, duke e quajtur atë ‘një njeri të mirë’.
“Ai dha shumë gjëra të mira për mua. Ai ishte një filantrop me zemër dhe kur ishim bashkë, shumë kohë më parë, më shumë se 18 vjet më parë, unë e doja atë shumë”, tha Hurley për Extra.
Bukuroshja shtoi se shpreson që ‘njerëzit do të mbajnë kujtime të këndshme për të’.
Në dedikimin pas vdekjes së Steve, Elizabeth e quajti vdekjen e tij ‘të tmerrshme’ dhe ndau disa fotografi të tyre të realizuara në të kaluarën.
Ylli i “Runaways” vazhdoi të shpjegojë se ajo dhe Bing u bashkuan brenda 12 muajve të fundit. “Në vitin e kaluar, ne ishim bërë përsëri të afërt me njëri-tjetrin. Ne folëm për herë të fundit në ditëlindjen e 18-të të djalit tonë”, përfundoi Hurley. /Telegrafi/