Elizabeth Debicki do të luajë Princeshën e Uellsit në sezonet pesë dhe gjashtë të “The Crown”, njoftoi të dielën Netflix.
Debicki do të bashkohet me një kast të ri për serialin që përfshin: Imelda Staunton si Mbretëresha Elizabeth, Lesley Manville si Princesha Margaret dhe Jonathan Pryce si Princi Philip.
Staunton pason Olivia Colman dhe Claire Foy në rol.
Emma Corrin do të luajë Dianën në sezonin e katërt të dramës, por Debicki do të marrë pjesën për atë që sigurisht do të jenë kapitujt më dramatikë të personazhit.
Sezonet pesë dhe gjashtë pritet të jenë sezonet e fundit të shfaqjes, ndërkohë që ende nuk është njoftuar data e premierës së sezonit të katërt.
“Shpirti i Princeshës Diana, fjalët dhe veprimet e saj jetojnë në zemrat e kaq shumë njerëzve”, tha Debicki në Twitter. “Është privilegj dhe nder të bashkohem me këtë seri mjeshtërore, e cila më ka bërë të fiksohem absolutisht nga episodi i parë”.
Debicki, një aktore 29 vjeçare australiane, shihet si një yll në ngritje pas një shfaqjeje të mahnitshme në filmin “Widows” të Steve McQueen.
Ajo gjithashtu është pjesë e “The Great Gatsby”, “The Heresy Burger Orange” dhe “Guardians of the Galaxy Vol 2”. /Telegrafi/