Site icon Telegrafi

Elizabeta Kançeska dhe Arifikmet Xhemaili së bashku kanë zgjedhur figura prej dylli për muzeun e OBRM në “Madame Tussauds” !?

Arifikmet Xhemaili i cili sot u paraqit në pyetje në PSP, së bashku me Elizabeta Kançeska Milevska në vitin 2007 kanë qenë në “Madame Tussauds” në Londër, ndërsa prej aty ajo ka vazhduar në muzetë në Shën Peterburg dhe Moskë për konsultime lidhur me figurat nga dylli për Muzeun e OBRM, informon portali SDK, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ish ministri i kulturës Xhemaili, i cili sot u paraqit për dëshmi në PSP, gjatë kohës së mandatit të tij së bashku me atëherë Sekretaren shtetërore Kançeska – Mileska i kanë zgjedhur figurat nga dylli për Muzeun e OBRM, njëra nga aktivitetet e para për fillimin e projektit “Shkupi 2014”, i cili atëherë u paralajmërua se do të kushtojë 80 milionë euro, ndërsa deri më tani ka kushtuar 640 milion euro.

Xhemaili ishte ministër për kulturë nga radhët e PDSH prej viti 2007 deri në 2008, kur dhe janë vënë themelet e projektit „Shkupi 2014“, ndërsa për të cilën projekt hetim ka filluar PSP.

Përndryshe sot pas daljes nga PSP, Xhemaili nuk dha deklaratë për mediat duke iu shmangur atyre./Telegrafi/

Lexo po ashtu Ish-ministri i kulturës i Maqedonisë, Arifikmet Xhemaili dëshmoi në PSP

 

Exit mobile version