Telegrafi

Elizabeta Ivanovska është drejtoreshë e re e Spitalit Klinik në Manastir

Me vendim të ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, pas dorëheqjes së Aleksandar Obednikovski, për u.d. drejtoreshë e Spitalit Klinik në Manastir është emëruar, Elizabeta Ivanovska.

Elizabeta Ivanovska në periudhën e kaluar ishte shefe e Departamentit të Interne.

Pas dy rasteve në të cilat vdiq një vajzë gjashtëvjeçare dhe një foshnje e porsalindur, drejtori i Spitalit klinik, doktor Aleksandar Obednikovski dha dorëheqje.

Në lidhje me rastin e të foshnjës së ndjerë në Spitalin klinik të Manastirit, Ministria e Shëndetësisë sot informoi se Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor është duke bërë inspektim të jashtëzakonshëm./Telegrafi/