Telegrafi

Elia Zaharia shkëlqen në “Natën e Yjeve” në Bruksel, veshur nga BKR

Princi Leka dhe Elia Zaharia janë ndër çiftet më të pëlqyer të publikut shqiptar.

Ata ndjekin nga afër shumë prej eventeve mbretërore që organizohen kudo në botë, kjo edhe për shkak të prestigjit që ata kanë.

Këtë fundjavë çifti morën pjesë në eventin “La Nuit des Etoiles” – Nata e Yjeve në Bruksel, Belgjikë, nën patronazhin dhe në prani të Lartësisë së Tij Princi Albert II i Monakos.

Ata dukeshin bukur dhe me shumë klas si gjithmonë, teksa buzëqeshja në fytyrat e tyre asnjëherë s’mungon.

Princeshë Elia ishte ajo e cila rrëmbente vëmendjen më të madhe, me paraqitjen e saj glamuroze, me një fustan të gjatë dhe elegant.

Për dukjen e saj, ishte kujdesur stilistja e famshme nga Kosova, Blerina Kllokoqi-Rugova.

Duket se në një fustan të tillë magjepsës, Elia është ndjerë aq bukur dhe rehat, teksa nuk ka nguruar që t’i shpreh falënderime mikeshës së saj, Blerinës, për punën e madhe të bërë për këtë paraqitje. /Telegrafi/