Eliza Hoxha ka paralajmëruar rikthimin në skenën muzikore.
Albumet e saj dhe këngët që ka krijuar, kanë qenë hite ndër vite.
Eliza ka publikuar një fotografi nga studio e Florent Boshnjakut, me të cilin ka vendosur të bashkëpunojë rreth këngës së titulluar “Vendi im”.
Vetë këngëtarja është përkujdesur për tekstin e kësaj kënge. Kujtojmë se që nga viti 2014 nuk ka publikuar këngë të re. /Telegrafi/