Telegrafi

Eliza pas vdekjes së Bill Paxton: Një humbje tragjike dhe shokuese

Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, është shprehur e shokuar pasi mori lajmin për vdekjen e aktorit Bill Paxton.

Ai ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve pas një ndërhyrjeje kirurgjike.

“Një humbje tragjike dhe shokuese… Një njeri aq i këndshëm dhe i talentuar”, ka shkruar aktorja në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Aktori që luajti në Titanic, Bill Paxton vdes në moshë 61-vjeçare

Eliza dhe Paxton kanë luajtur së bashku në filmin e vitit 1994, “True Lies”.

Eliza Dushku në filmin “True Lies”

Arnold Schwarzenegger dhe Jamie Lee Curtis janë dy protagonistët kryesorë të këtij filmi. /Telegrafi/