Regjisorja e njohur kosovare, Arzana Kraja, gjatë ditës së sotme (e mërkurë) është gjetur e vdekur në lagjen Kalabria në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Policia e Kosovës.
“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
Për vdekjen e Arzanës kanë reaguar edhe shumë nga personazhet publike, e në mesin e tyre është edhe këngëtarja dhe deputetja e zgjedhur e PDK-së, Eliza Hoxha.
“Ah bre Arzanë kaq herët? Ma këpute shpirtin. Ngushëllime familjes, kolegëve e miqëve”, ka shkruar këngëtarja Hoxha në postimin e saj të publikuar në rrjetin social, Facebook.
Duhet theksuar se Kraja, ishte regjisore e filmit “Fusha e mëllenjave”, që shënoi edhe hapjen e edicionit të 11 – të PriFest. Problemet e një të burgosuri politik shqiptar, i cili e ka vështirë të jetojë me të kaluarën, ishin shfaqur në filmin debutues të regjisores Arzana Kraja. /Telegrafi/