Këngëtarja dhe arkitektja e njohur, Eliza Hoxha, ka treguar disa herë se ka pasion fotografinë.
Ajo madje është shprehur se është marrë shumë me fotografi në rininë e saj, ndërsa nuk janë të pakta edhe setet fotografike që ka realizuar gjatë karrierës.
Eliza është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me fansat imazhe nga jeta e përditshme.
Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të cilën ia ka realizuar një burri bashkë me fëmijën e tij, pak pas përfundimit të luftës në vitin 2000.
Fotografia është realizuar në Vushtrri, teksa duket se rrënojat e përjetimet e hidhura të pasluftës mbesin një dëshmi e hidhur, e cila lehtë vërehet edhe në fotografitë e realizuara në atë kohë.
Eliza Hoxha përndryshe vazhdon të jetë aktive edhe në muzikë, teksa muaj më parë publikoi edhe klipin e këngës “Peng”, me të cilën u prezantua edhe në Festivalin e RTSH-së, në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/