Telegrafi

Eliza Hoxha nderohet me Çmimin e Produksionit në “Kënga Magjike” (Foto)

Nata finale e festivalit “Kënga Magjike” po vazhdon të dhurojë shumë çmime, teksa edhe artistët finalistë po ngjiten të gjithë dalë nga dalë në skenë.

Artistja nga Kosova, Eliza Hoxha ka përfunduar performancën e saj, teksa është nderuar me një nga çmimet më të mira të festivalit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kënga Magjike

Dje (e premte) gjersa po mbahej nata e dytë, produksioni në përbërje nga: Ardit Gjebrea (autor dhe prezantues), Aldon Lipe (regjisor) dhe Dalina Buzi (skenariste), kanë votuar unanimisht për çmimin e produksionit, teksa emrin e tyre të preferuar e kanë futur në një zarf.

Sonte gjatë finales, producenti i festivalit Ardit Gjebrea ka hapur zarfin duke zbuluar edhe fituesin, e që në fakt ishte Eliza Hoxha.

Emri i artistets Eliza Hoxha në zarfin e produksionit.

“Vendi im” titullohet kënga, të cilën artistja e interpretoi live sonte në Pallatin e Kongreseve. /Telegrafi/