Eliza Dushku është një ndër artistet më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Aktorja ka vite të tëra që po bë një karrierë prej artisteje në industrinë amerikane të filmit hollivudian.
Bukuroshja pas pauze gjashtë mujore zbulon se i është kthyer setit të xhirimeve filmike duke mos treguar arsyen e mungesës.
Eliza është pjesë e kastës së filmit Mapplethorpe, i cili i takon zhanrit të filmave dokumentar.
Një vështrim i jetës së fotografit Robert Mapplethorpe, nga ngritja në famë në vitet 1970 deri në vdekjen e parakohshme në vitin 1989.
Pos aktores shqiptare, në rolin kryesor do të shfaqet aktori Matt Smith ndërsa regjisori i kësaj krijimtarie është Ondi Timoner.
Ndryshe, 37-vjeçaren do ta shohim edhe në disa projekte filmike dhe televizive gjatë vitit 2018. /Telegrafi/